Home KRYESORE Vrasja në Lungomare, gruaja dhe e motra: Drejtësi ose digjemi para kryeministrisë!

Vrasja në Lungomare, gruaja dhe e motra: Drejtësi ose digjemi para kryeministrisë!

Katër ditë pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Marjen Xhaferrja në një lokal në Lungomare në Vlorë, bashkëshortja e tij dhe motra flasin për Mediat.

Ato thonë se Reni ndihej i kërcënuar dhe ndaj lëvizte i armatosur. Gruaja dhe motra kërkojnë drejtësi pasi në të kundërt do vetëdigjen para Kryeministrisë bashkë me fëmijët.

Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, u qëllua gjashtë herë me pistoletë rreth orës 21:00 të 30 korrikut, ndërsa ishte ulur në lokal me një tjetër person. Xhaferaj, i cili njihej dhe me emrin Marjen Omeri.

“I bëj thirrje kryeministrit të vërë pak drejtësi qoftë për djalin tim që ishte 25 vjeç por edhe vëllain 36 vjeç i cili ka lënë 3 fëmijë më të madhin 3 vjeç dhe më të voglin 2 muajsh në ka qeveri dhe zot këta kriminelë që bredhin ku rrinë ku fshihen, kush i mbron se të vrasësh dy të rinj dhe të mos kapen vrasësit nuk e di. Dua një drejtësi dhe nuk di ku ta kërkoj. Më ka humbur besimi” – shprehet ajo!

Share: