Raportohet qe Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të mundur identifikimin e personit që dorëzoi pakon DHL me armë. Policia pas mbledhjes së provave (pamjet e kamerave të sigurisë, shenjat e gishtave etj.) ka identifikuar personin që dorëzoi pakon në pikën qendrore të DHL në qender të Durrësit.
Thuhet se ndërkohë që emri nuk bëhet ende publik për shkak të hetimeve, kujtojmë qe ditën e djeshme u gjet një pako me armë tip kallashnikov dhe sipas informacioneve të policisë, destinacioni final ishte shteti anglez.