Home KRYESORE 2 shqiptarë vranë biznesmenin e famshëm grek

2 shqiptarë vranë biznesmenin e famshëm grek

Në 23 qershor të vitit të kaluar një vrasje e bujshme ndodhi në Ayia Napa të Qipros. 3 persona u vranë në një atentat duke ngrënë darkë në restorantin “Kopshti i Gurit”. Viktimat ishin biznesmeni i njohur grek Phanos Kalopsidiotis, gruaja e tij Skevi 39-vjeç dhe polici Hadjiefthymiou Elias, 46-vjeç.

Në vendin e ngjarjes mbeti i vrarë edhe një nga atentatorët, shqiptari Jani Vogli. Besohet se ai u ekzekutua nga bashkëpunëtori i tij, shqiptari Aleks Burreli i cili mori pjesë në atentat, por nuk u gjet kurrë.

Për këtë ngjarje u arrestuan në atë kohë Panayiotis Pentafkas, 30 vjeç, dhe shtetasi serb Dejan Loy, 42 vjeç. Këtë të premte ata të dy u shpallën fajtorë për vrasje me paramendim dhe u dënuam me burgim të përjetshëm. Pentafkas ishte pronari i klubit i cili akuzohet se u tregoi personave të armatosur një rrugë shpëtimi që shmangte kamerat e sigurisë në zonë. Ndërsa Loy punonte si truprojë e biznesmenit Kalopsidiotis. Ai u akuzua për bashkëpunim duke konfirmuar se viktima ishte në restorant pak para se të qëllonin me armë. Ai ishte në tualet gjatë të shtënave.
4 persona të tjerë të përfshirë në këtë atentat ishin dënuar më herët pasi pranuan akuzën.

Marios Christodoulou, 39 vjeç, i njohur si Benny, u dënua me burgim të përjetshëm. Edhe 32-vjeçari Charalambos Andreou gjithashtu. E dashura e Benny, Sofia Gregoriou, 28 vjeç, u dënua me një vit, ndërsa Sotira Neophytou, 30 vjeçe, u dënua me pesë muaj burgim. Benny gjithashtu pranoi 2 akuza për vrasje në tentativë dhe 3 akuza për konspiracion për të kryer krimet./lapsi.al

Share: