Home KRYESORE Basha në Parlament: Marrëveshja e 18 Majit me Ramën ka vdekur!

Basha në Parlament: Marrëveshja e 18 Majit me Ramën ka vdekur!

Kuvendi ka hapur punimet në orën 9:00 për të debatuar programin e qeverisë “Rama II”.

Ndd=erkoje lideri i opozitës që i kthehet jetës parlamentare këtë legjislaturë e ka marrë fjalën i pari dhe ka folur për dështimet e qeverisë “Rama I” si dhe për marrëveshjen e 18 Majit.

“ Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Më tej Basha u shpreh “aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen e 18 majit.

Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: Vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”. / tha Basha

Share: