Sali Berisha nuk ka heshtur për veprimin e Edi Ramës në parlament kur foli Monika Kryemadhi. Kryeministri vuri një palë kufje për të mos e dëgjuar kryetaren e LSI duke e shpërfillur fjalën e saj.
“Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dore”, “xhentelmeni” mbyll veshët!” shkruan Berisha në Facebook.
Më tej, ndërsa i përgjigjet komenteve, Berisha e quan këtë një veprim misogen, që nuk krahasohet me veprimin e ambasadorit amerikan përkundrejt Gramoz Ruçit.
“Nuk mund te krahasohen ne asnje aspekt rasti per Ruçin me kete rast.Ky esht nje veprim publik misogen i turpshem por plotesisht i denje per nje tip me komplekse si Rama dhe qe nuk ndodh kurr ne nje parlament pluralist” shkruan Berisha në Facebook, duke u rreshtuar në anën e LSI përballë Ramës në kuvend./lapsi.al