Home KRYESORE Britani, 17 vite burg për 3 “gangsterët shqiptarë të kokainës”

Britani, 17 vite burg për 3 “gangsterët shqiptarë të kokainës”

17 vite burg është dënimi për 3 shqiptarë dhënë nga një gjykatë në Britani pasi u kapën me kokainë dhe 178 mijë paund cash. Ata u arrestuan nga policia e Stratford, në lindje të Londrës.

Në pranga u vunë Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç dhe Orjon Uku 22 vjeç. Këta të tre policia i ka etiketuar si “gangsterë” dhe “të rrezikshëm për Britaninë”.

Daily Mail shkruan se ata u arrestuan teksa ishin duke dalë nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një BMW të parkuar. Njëri nga shqiptarët qëndroi 20 minuta duke biseduar me shoferin përpara se të nisej në këmbë.

Në kohën kur policia ndaloi dhe kontrolloi në makinë, gjeti 178 mijë paund si dhe rreth gjysmë kilogram kokainë të pastër si dhe disa dokumente të cilat dyshohet sa ishin falso.

Policia arrestoi shoferin Roland Vasija si dhe Algert Lamin, ndërsa Orjon Uku tentoi të largohej dhe u arrestua pak më vonë. Gjykata e dënoi me 9 vite burg Algert Lamin, Roland Vasija u dënua me 2 vite, ndërsa Orjon Uku me 6 vite burg./lapsi.al

Share: