Nga Karishma Vaswani
Sa realiste është ndërprerja e lidhjeve tregtare me të gjitha vendet që bëjnë biznes me Korenë e Veriut?
Ky është kërcënimi në twitter i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pas testit të gjashtë bërthamor, më i madhi deri tani dhe që pretendohet të jetë testimi më i suksesshëm i bombës me hidrogjen.
Komuniteti ndërkombëtar ka provuar gjithçka, pa futur në lojë forcën ushtarake, për të ndaluar Korenë e Veriut, por asgjë- as sanksionet, as izolimi dhe as kërcënimi i asgjësimit nuk ndikuan në ambiciet e saj bërthamore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në vend që të dënojë Korenë e Veriut, ka shkruar në twitter se do të ndëshkojë të gjitha vendet që vazhdojnë të nënshkruajnë marrëdhënie tregtare me Korenë e Veriut, duke ndaluar SHBA-në të ketë një marrëdhënie të tillë me këto vende.
Mirëpo, për të parë se sa realist është ky ‘kërcënim’, pikësëpari, duhet të shohim se cilat vende bëjnë tregti apo kanë një marrëdhënie të tillë me Korenë e Veriut.
Vendet që tregtojnë me Korenë e Veriut
Referuar shifrave të KOTRA-s (Agjencia Koreane e Promovimit dhe Investimeve të Tregtisë) bëhet me dije se rreth 80 vende në vitin 2016-të kanë një marrëveshje tregtare me Phenianin, duke përfshirë:
Kinën, Rusinë, Indine, Pakistanin, Singaporin, Gjermaninë, Portual/inë, Francën, Tajlandën, Filipinet
Shifra e përgjithshme e tregtisë së Koresë së Veriut me të gjitha vendet në listë për vitin e kaluar, kapte vlerën e 6.5 miliard dollarëve. Kjo shifër është rritur me rreth 5 përqind në vit. Sigurisht, bilanci tregtar për disa nga këto vende është i ulët dhe gjithnjë po zvogëlohet. Por ekzistojnë disa të dhëna interesante.
Singapori- është numri 8-të në listën e tregtarëve më të mëdhenj me Korenë e Veriut- por pa tregtinë me Phenianin, binte në 90 përqind për vitin 2016-të.
Ndërkohë, Filipinet – patën një rritje me 171 përqind për shkak të tregtisë me Korenë e Veriut.
Të dy këto vende janë partnerë ekonomik të SHBA-ve.
Realisht shumë vende në këtë listë janë partnerë tregtar me SHBA-të, pjesa më e madhe e tyre, padiskutim që bëjnë biznes shumë më tepër me Amerikën se sa me ekonominë e vogël të Koresë së Veriut.
Kina rol kyç
Ekziston një vend që mban gjithë peshën. Nuk ka një çmim se cili është konsumatori dhe furnizuesi më i madh i Phenianit. 90 përqind e tregtisë së Koresë së Veriut vjen nga Kina.
Pekini po blen kryesisht nga Koreja e Veriut, qymyr dhe minerale të tjera dhe furnizon qytetarët me ushqime e lëndë djegëse. Të dhënat nga viti 2016-të nuk e pasqyrojnë qartë tablonë e tanishme, pra çfarë po ndodh përgjatë kësaj kohe, pasi Kina e ndaloi në shkurt qymyrin e Koresë së Veriut.
Me një fjalë, kur Trump kërcënon se do të refuzojë marrëveshje tregtare me gjithë ato vende që bëjnë biznes me Phenianin, kambana bie edhe për Kinën.
Është shumë e vështirë të shohësh se si mund të ndodhë kjo pa u dëmtuar ekonomia amerikane, nëse marrëdhëniet tregtare me Phenianin prishen.
Tregtia: Kina është partneri më i madh tregtar i SHBA-ve.
Mallrat: Vitin e kaluar, SHBA, bleu më shumë se 450 miliardë dollarë mallra nga Kina dhe eksportoi vetëm 115 miliardë dollarë në Kinë.
Punësimi: Ndërprerja e tregtisë me Pekinin, do t’i kushtojë SHBA-së humbjen e gati një milion vendeve të punës.
Çmimet e konsumit: Kërcënimi i Trump për imponim të tarifave në Kinë, për të manipuluar monedhën, do të ketë efekt shkatërrues për çmimet në SHBA, p.sh, vetëm kosto e një iPhone do të rritej me 5 përqind.
Ekonomia globale
Mos harroni – çdo gjë që prek Kinën do të ndikojë domosdoshmërisht edhe në ekonominë globale. Sipas Capital Economics, nëse SHBA do të ndalonte blerjen e mallrave nga Kina, kjo do t’i kushtonte vendit rreth 3% të PBB-së.
Por kjo gjë nuk do ndikonte vetëm për SHBA-të, por edhe për ekonomitë e disa vendeve aziatike, shumica e të cilave e konsiderojnë Kinën si partnerin më të madh tregtar.
Pikërisht kjo gjë është edhe arsyeja pse Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, doli për të “ndëshkuar” këto vende në një intervistë për FOX News, tërthorazi, ai la të nënkuptojë se po përgatit një paketë sanksionesh që do të ndërpresë gjithë marrëdhëniet tregtare me Phenianin, duke shtuar se SHBA ka shumë më tepër për të bërë.
Megjithatë, ky kërcënim, nuk është ndryshe nga ato që kemi parë më parë. Ajo që ka mbetur nga e gjithë kjo histori, është një SHBA që duket se ka shumë pak opsione ekonomike mbi tavolinë kur bëhet fjalë për negociatat me Phenianin.
Edhe nëse Trump vazhdon me kërcënimin e tij ekonomik, me shumë gjasa, ai do hasë në një reagim të fuqishëm në Kongres.
Në gjithë këtë histori, është shumë e vështirë të shohësh se si Presidenti është në gjendje të shesë një politikë me efektivitet kaq të dyshimtë dhe që do të dëmtonte ekonominë amerikane më shumë se sa do të kufizonte opsionet bërthamore të Koresë së Veriut.
/BBC