Home KRYESORE Çmimi i parë për pullën postare dedikuar Nënës Tereze

Çmimi i parë për pullën postare dedikuar Nënës Tereze

Bashkimi i lumtur me imazhin e fjalës paraqitet në pullën postare e cila është emetuar vitin e kaluar e me të cilën Kosova ka nderuar Nënë Terezën.

Kjo pullë e bërë nga katër duar shumë të vyeshmte të Dijana Toskës dhe Hilmijeta Apuk, sivjet fitoi “Çmimin San Gabriel”.

Pulla postare paraqet në pamje të parë imazhin e Nënë Terezës të shoqëruar nga fjalët e saj, me poezinë Lamtumirë të shkruar nga vetë ajo gjatë rrugës për mërgim “tani jam e lidhur me heshtjen e vetmisë”. Këtë poezi ajo e shkroi në bordin e anijes që po udhëtonte nga Mesdheu për në Kalkuta. Një udhëtim që zgjati pesë javë.

Ajo, shkruan po ashtu edhe për misionarët që kanë mbetur në shtëpitë e tyre : «Lutuni për misionarët tuaj kështu që Jezusi mund të ndihmojë shpirtrat të pavdekshëm nga mundësia e dëshpërimit nga errësira.”.

Përbërja delikate dhe prekëse me imazhin e të Shenjtës Terezë dhe të varfërit në poezinë e saj të parë, përveç legjendës “O Ati ynë, plot mirësi pranojë këtë sakrificë” vulosur në ngjyrë të kuqe, kërkon një koncentrim më të madh për të parë brenda ndjenjës që përcjell pulla e punuar nën koordinimin e Dijana Toskës dhe pjestarëve të Little People of Kosova e sidomos Hilmniijeta Apuk. –Shkruan,Danillo Bogoni

Share: