Dje Rama i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të ndryshonte mendim për demarkacionin me Malin e Zi. Kurti ndërhyri duke i kujtuar marrëveshjet që janë bërë mes dy qeverive vitin e kaluar por që ende nuk janë realizuar. Ai thotë se me këtë demarkacion Kosova humb 8200 hektarë dhe sipas Kurtit, kërkesa e Ramës është e padrejtë.
Edi Rama i është përgjigjur ish-liderit të ‘VetëVendosjes’ dhe ish-kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit pas kritikave që ky i fundit i bëri në lidhje me demarkacionin.
“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë.” – shkroi Rama në Facebook.
“Nga kryeministri ynë Edi Rama presim që të merret me realizimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë. Dhe, po ashtu presim që ai të kontribuojë në lartësimin e social-demokracisë e të bashkimit të kombit. Nuk kemi kohë për të humbur e as tokë për të falur”, shkroi Albin Kurti në “Facebook”.