Home KRYESORE Deputeti i PD “i përvishet” atyre që përgjuan mbledhjen e Kryesisë: Turp...

Deputeti i PD “i përvishet” atyre që përgjuan mbledhjen e Kryesisë: Turp i vërtetë

Deputeti i PD Tritan Shehu, ka komentuar mbledhjen e Kryesisë së PD e cila një ditë më parë u shoqërua me debate dhe tensione, e teksa përgjime të këtyre momenteve kanë dalë edhe sot në media. Për Shehun ata që kanë bërë përgjimet e debateve brenda Kryesisë kanë bërë një turp.

Statusi i Tritan Shehut:

Mbledhja e djeshme e Kryesise se PD ishte nje takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahen mendime dhe u arriten konkluzione te rendesishme me unaniminitet.

Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk eshte “krim”, vecanerisht kur perfundimi eshte krejt pozitiv.

Kushdo qe thote te kunderten per ate mbledhje nuk thote te verteten!!

NDERKAQ PO DEGJOJ NE MEDIA JO VETEM GENJESHTRA, POR EDHE DISA RREGJISTRIME AUDIO TE ASAJ MBLEDHJE!!!

Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere nje turp te vertete.

Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonje problem, absolutisht jo, por se keshtu cfaqet nje mentalitet e tentative e shemtuar “cimkash”!

Nqs kjo eshte realizuar me vendosje “cimkash” nga te jashtem, gje e mundeshme; flet pikerisht per nje veprim te inskenuar e ligjerisht te denueshem.

Nqs kjo eshte bere nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet per nje nivel moral meskin te autoreve, qe ne fakt keshtu meritojne vetem perbuzje.

SECILI NGA NE MUND TE MENDOJE SIC GJYKON VETE, POR DUHET TE KETE GUXIMIN NQS DESHERON, QE MBAS MBLEDHJES TE THERRESE GAZETARET DHE TU CFAQE ATYRE HAPUR MENDIMET E TIJ.

Te rregjistrosh nga brenda apo nga jashte ato qe diskutohen ne nje mbledhje te mbyllur kolegjesh e me tej vecanerisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, per te transformuar ate cfare ndodhi aty, eshte shume larg vlerave minimale njerezore, morale, politike e bashkepunuese.

Fjalet a mendimet tona nuk ka pse t’i publikoje ndokush si “skuth”; secili duhet te kete guximin qe ta beje vete kete nqs desheron, me figure e ze, aq me shume pa perdorur rregjistrime “alla sigurim”.

KETE DUHET TA BEJE GJITHESECILI NE POLITIKE NDRYSHE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE…!

Share: