Home KRYESORE E pazakontë/ Vajza shkodrane: Ditën e fejesës zbulova që vjehrri im është…

E pazakontë/ Vajza shkodrane: Ditën e fejesës zbulova që vjehrri im është…

Një 26-vjeçare shkodrane me anëë të një letre ka rrëfyer historinë e pazakontë të jetës së saj.

Frika e saj më e madhe është se do të përfundojë viktimë e dhunës në familje. Ndër të tjera ajo ka treguar se vjehrri ishte njëkohësisht ish i dashuri i saj, trasmeton shkodranews.

“Unë jam 26 vjeçe. Unë banoj në Perash. Para 4 viteve jam lidh me një burrë 45 vjeç. E disha se asht i martum por më ka pëlqy. Ai vinte shpesh me pi kafe në një lokal te universiteti të Dugajt e Reja. Aty jena njoft rastësisht dhe mas dy muajsh jam lidh me te. Kam ndej e lidhun nja 1 vit dhe mandej jena nda.

Mas dy vitesh prej kësaj historie unë kam njoft një djalë tjetër. Më qëlloi që edhe ai ishte prej Gurit të Zi. Kur ishim shokë e kam pyt për baben por më ka than se ka kushëri dhe s’më ka tregu se ka ken baba i tij. Koha kaloi dhe ai më propozoi. Asht djalë shumë i mirë prandaj i pranova me idenë për me kriju një familje.

Mas lidhje tonë i thashë që të vite me m’kërku në shtëpi si asht zakoni. Ai erdhi, bashkë me babën e tij normal dhe do njerëz tjerë. Kur i kam pa në derë jam shtang komplet dhe gati sa s’më ra infarkt njaty në derë të shpisë.

Pashë baben e tij, vjehrrin e ardhshëm që para pak viteve e kisha pas të dashtun. Edhe ai kur më pau sa nuk mbaroi. U futen brenda, folen fjalët e tyne dhe normalisht baba i jem i pranoi me kënaqësi sepse unë i kisha thanë që fo vijnë me m’kërku sepse jam lidh me një djalë.

Po bahet gati një vit që jam e fejume dhe nuk e imagjinoj kur të martohem se si kam me shku te shtëpia e burrit kur edhe baben e tij kam pas një lidhje. Djalin e du shumë dhe nuk e tradhëtoj kurrë por më vret ndërgjegja për historinë me baben e tij.

Shmangu shumë rastet për me shku te shtëpia e burrit tash sa jam e fejume sepse më vjen shumë zor. Edhe vjehrri ndihet shumë keq por s’ka si me i than djalit të vet as ai dhe as unë. Kam shumë frikë masi të martohem se ça ka me ndodh. Nuk di çfarë zgjidhjet me gjet.

Kam frikë se vjehrri mos t’i tregojnë në vazhdimësi burrit dhe masandej të përfundoj e dhunume prej tij”, shkruan ajo./360grade.al

Share: