Njoftohet se Rusia do të ndërtojë një mur 50 kilometra të gjatë në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës, ose te pakten sic ka raportuar këtë të mërkurë agjencia e lajmeve ruse “Tass”.
Planet për ndërtimin e murit kanë si qëllim “garantimin e sigurisë së republikës (së Krimesë)”, thuhet në një raport të Shërbimit Rus të Sigurisë.
FSB ka njoftuar se qeveria ruse ka publikuar në faqen e prokurimeve zyrtare një tender për furnizimin me material dhe instalimin e gardhit me tela në rajonin Krasnoperekopsky të Krimesë, në kufi me Ukrainën.
Republika autonome e Krimesë u bë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, që nuk u njoh nga Ukraina dhe vendet e Perëndimit. Me sa duket tashme do fillojne muret e rinj si ai i dikurshmi i Berlinit!
Gjynah ata qe do i vuajne keto mure ndarese ndersa bota e zhvilluar shkon drejt heqjes se kufijve.