Pedagagu Arlind Qorri dhe ministrja, Lindita Nikolla kanë pasur një debat me tone të forta për ligjin e arsimit të lartë mbremjen e djeshme në studion e emisionit “Top Show”.
Ata kanë diskutuar mbi ligjin e arsimit të lartë dhe mbi akreditin e universiteteve në vend. Ndarja e thëllë mes tyre në debat ka qenë fakti i financimit të universitetit privat nga shteti, pikë ku Qorri e akuzon ministrin Nikolla se po i favorizon privatët.
Pjesë nga debati:
Nikolla: I keni veshur vetes disa historira, më thuj ku është debati universiteti me ministrinë dhe ku është ministria që po cënon cdo student?
Qorri: Keni pas debat në shtyp me protesta me të gjitha format e keni pasur debat brenda universtietit të Tiranës, me politikat tuaja jeni duke tentuar mbylljen dhe shkatërrimin e universiteteve publike
Nikolla: Një gënjeshtër
Qorri: I dini mirë cfarë fondesh marrin universitietet publike dhe ato private. Unë s’ta pranoj dhe do vazhdoj debatin.
Nikolla: Një gënjeshtër që nuk iu ka hije se jeni edhe pedagog…
Qorri: Ju jeni policia e shtetit që numëroni protestuesit?/lapsi.al