Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar incidentin në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Strazimiri tha se në mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas tij. Strazimiri u shpreh se incidenti duke iu referuar audioregjistrimeve ishte i parapërgatitur. Strazimiri tha se prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.