Home KRYESORE Ja sa para i heq Rama nga duart Akademisë së Shkencave

Ja sa para i heq Rama nga duart Akademisë së Shkencave

Zgjedhjet e sotme në Akademinë e Shkencave për kryetarin dhe nënkryetarin e saj, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si një farsë dhe deklaroi se do të ndërpriste fondet për këtë institucion.

“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor” u shpreh Rama.

Por sa i kushton buxhetit shqiptar në një vit ky institucion?

Sipas një raporti financiar të vitit të kaluar, ky institucion ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja në 2016-ën. Nga këto 94 milionë janë shpenzime pagash dhe 2 milionë lekë të reja investime. Ky institucion nuk ka asnjë mënyre sponsorizimi apo financimi tjetër përvecse buxhetit të shtetit.

Dhe kjo nuk është një shifër aspak e vogël për një buxhetin e qeverisë shqiptare.

Në ditët në vazhdim do të mësohet nëse Akademia e Shkencave do të gjejë ndonjë mënyre të re financimi apo do të shkojë drejt shkrirjes sikundër po aludohet në rradhët e skeptikëve./360grade.al/

Share: