Home KRYESORE Keni nishane në trup? Mesoni domethënien e tyre:

Keni nishane në trup? Mesoni domethënien e tyre:

Vendi në të cilin ndodhen nishanët në trup ka edhe kuptim të veçantë. Në vazhdim të tekstit lexoni si cilat janë ato.

Nishani në faqe

Pa marrë parasysh se në cilën pjesë ndodhet nishani, personi i cili e ka do të jetë i suksesshëm pavarësisht se me çfarë pune merret. Mbajeni nishanin dhe do të jeni i suksesshëm, po e hoqët, fati që sjell do të zhduket.

Nishani afër syrit

Personat të cilët kanë nishan në këtë vend janë tërheqës për gjininë e kundërt, e po ashtu u shkon mbarë edhe në planin e biznesit.

Nishani mbi vetull

Tregon për personin trim, të fuqishëm, kokëfortë e autoritar. Këta njerëz janë të lindur për të qenë prijës apo punëdhënës.

Nishani mbi buzë

Njerëzit të cilët kanë nishan mbi buzën e epërme janë njerëz familjarë, të cilët sigurisht do të krijojnë familje të madhe, e po ashtu do të kenë mbështetje konstante emocionale.

Nishani në këmbë

Tregon për personin me prirje aventuriere. Atyre nuk u nevojitet ndonjë shkas i veçantë për të dalë nga shtëpia e tyre…

Nishani nën vetull

Tregon personin e vyer e kreativ. Këto veti individit të caktuar mund t’i sjellin famë, shëndet e prosperitet. Mirëpo, ata mund të kenë probleme në familje.

Nishani në hundë

Drejt për drejt tregon për probleme me ushqim dhe probleme në marrëdhëniet e dashurisë.

Nishani në supe

Nishanet në supe tregojnë se personi është dembel. Këta njerëz kanë dëshirë ta kalojnë kohën të shtrirë e duke fjetur./360grade.al

Share: