Home I pakategorizuar Kush është Gent Arbana?

Kush është Gent Arbana?

Nga Ilir Demalia

Dje në emisionin “Të paekspozuarit”, Fatos Lubonja solli pseudonimin ideologjik të Ismail Kadares. Ky pseudonim është thënë edhe më parë dhe, nuk ishte diçka e re për ata që kan njohur jetën politike letrare të Tiranës së viteve 70-90 ku shkrimet ideologjike në damkosjen e Perëndimit dhe rrymave dekadente në art, politik, kulturë ishin të dielave në gazetën “Drita” dhe shpesh dhe ne “Zërin e Popullit” me emrin Gent Arbana që ishte Ismail Kadare.

Këtë e dinte kryetari Lidhjes Shkrimtarëve, e dinte kryeredaktori “Dritës” dhe ZP, e dinte llogaria e këtyre gazetave ku Kadare merrte honoraret për shkrimet e Gent Arbanës. Këtë e dinin shkrimtaret që hynin e dilnin ne Lidhjen e Shkrimtarëve, e dinin anëtarë e byrosë, e dinin të gjithë.

Ku është “çudia”?

1. Dje gazetaria jonë e mjerë u turr ta quaj këtë si nje zbulim të ri, si pseudonim të Sigurimit Shtetit për Kadaren duke treguar injorancën provincale që ka zaptuar gazetarinë shqiptare dhe scoop-et duke manipuluar fjalët e Lubonjës.

2. Imoraliteti intelektual dhe i shoqërisë sonë për të fshehur dhe manipuluar të vërtetën qëndron në atë; se kur të gjithë e dinë se kush është Gent Arbana, asnjë nga këta nuk flet dhe vetë Kadare nuk e përmend. Asnjë gazetar deri me sot nuk e ka pyetur njëherë, (me të drejtë e kërkon Lubonja) A je ti Gent Arbana?

Po te hapen periodikët e gazetave Drita dhe ZP të viteve 70-90 aty do te gjenden me dhjetra shkrime me nënshkrimin e Gent Arbanës pseudonimin ideologjik të Ismail Kadares dhe do të kuptojmë më shumë rreth shkrimtarit tonë te madh

I.D

Share: