Krimet e Rënda e lanë në burg Fadil Kasemin, 53 -vjeçarin që vrau ish -bashkëshorten, gjyqtaren Fildez Hafizi. Ai u paraqit në gjykatë i qetë pa fjale. Nuk dha asnjë deklaratë, përveç të dhënave personale, si detyrim që seanca të vijonte normalisht.
raportohet qe as në polici nuk ka folur, por vetëm ka pranuar krimin dhe është dëgjuar të drejtojë fjalë fyese ndaj ish -bashkëshortes që e ekzekutoi me dy plumba, në makinën e saj në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.