Home KRYESORE Lista Serbe kusht për qeverinë e re të Kosovës

Lista Serbe kusht për qeverinë e re të Kosovës

Koalicioni PAN-AKR pritet që ta ketë mbështetjen edhe të Listës Serbe e cila ka nëntë deputetë dhe përfaqëson pushtetin e katërt në Kuvendin e Kosovës.

Kësisoj, Srpska-s në negociatat paraprake i është premtuar Ministria e Bujqësisë, dhe ky departament tani i përket Pacollit.

Përveç këtij funksioni, serbët kanë kërkuar postin e zv/presidentit – i cili aktualisht nuk ekziston, por këtë pozitë e kanë planifikuar ta marrin me ndryshime kushtetuese, si dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Mirpëo, Lista Serbe thotë se nuk kanë nevojë për funksione për shkak të pozitave, por si një instrument për përmirësimin e pozitës së serbëve.

“Qëndrimet tona janë të njohura. Ne jemi të hapur për bisedime me të gjithë, dhe ata që duan të negociojë me Listën Serbe duhet të tregojnë respekt për popullin serb dhe të punojnë me ne për të përmirësuar statusin e serbëve në Kosovë dhe ‘Metohi’”, thotë shefi për bashkëpunim me mediat dhe deputeti serb (nga Lista Serbe) në Kuvendin e Kosovës Igor Simiç.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq sqaron se është mirë për qytetarët që po lëvizet drejt zhbllokimit të institucioneve.

“Para çdo marrëveshjeje, si gjithmonë, ne do të kryejmë konsultime me qeverinë tonë dhe Presidentin Vuçiç”, thekson ai.

Në pyetjen se sa hapësirë ka Lista Serbe pas nënshkrimit të marrëveshjes për të qenë pjesë e qeverisë, Simiç kujtoi se kjo parti ka dhjetë deputetë dhe kjo është, siç thotë ai, fakt që duhet respektuar nga të gjithë ata që duan të negociojnë.

“Është një numër i lakmueshëm, ne jemi partia e katërt sipas fuqisë. Nga ana tjetër, 90 për qind e qytetarëve serbë votuan Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare”, rikujton Simiç. /Indeksonline/

Share: