Debati në vendin tonë ditën e Kurban Bajramit në lidhje me figurën e Skënderbeut ka tërhequr vëmendje edhe në mediat greke.
Në një shkrim të gjatë, “Kathimerini” shkruan se debati ishte i zjarrtë dhe pasi ballafaqon të dyja palët, komenton se fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Skënderbeun.
Gjithashtu, “Kathimerini” vëren se shteti shqiptar bëri sehir në këtë ndodhi.
“Fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Gjergj Kastriotin, i cili është Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Lufta që ai bëri ishte kundër pushtimit otoman dhe jo kundër fesë islame. Por myslimanët fanatikë shqiptarë mendojnë se ai luftoi kundër fesë. Ata mendojnë se Skënderbeu ishte mosmirënjohës ndaj Perandorisë, e cila e stërviti dhe i dha tituj”, shkruan “Kathimerini”. Gazeta shkruan gjithashtu se “shteti shqiptar bëri sehir ndaj ketij debati”./lapsi.al