Home KRYESORE Misteret e pakalueshme të familjes së Kim Jong-un

Misteret e pakalueshme të familjes së Kim Jong-un

Sikurse shumë gjëra tjera në Korenë Veriore edhe jeta e familjes së Kim Jong-un është një mister.

Sipas raporteve të agjencisë së spiunazhit nga Koreja Jugore, besohet se Kim Jong-un është bërë baba për herë të tretë, pasi gruaja e tij Ri Sol-ju, solli në jetë një fëmijë gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Spekulimet e shtatzënisë filluan në vitin 2016, por menjëherë gruaja e diktatorit u zhduk nga syri i publikut.

Fëmijët tjerë besohet se kanë lindur në vitin 2010 dhe 2013, por ende nuk dihet nëse Kim Jong-un ka një trashëgimtar mashkull që të trashëgojë regjimin e tij, pasi gjinitë e fëmijëve janë mister, transmeton portali arbresh.info

Ajo që dihet është se fëmija e i tij i dytë është vajza e quajtur Ju-ae dhe këtë gjë e zbuloi ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, një mik i afërt i Kim Jong-un.

Në një intervistë për The Guardian në vitin 2013, ai e përshkroi vizitën në Korenë Veriore si ‘kohë relaksimi’ , ndërsa Kim Jong-un e përshkroi si ‘baba të mirë’ i cili ka një ‘familje të bukur’.

Por pse i gjithë ky mister?

Media shtetërore e Koresë Veriore nuk jep shumë informacione mbi jetën privatë të diktatorit. Për edukimin e tij nuk dihet shumë, ndërsa shfaqja e parë e tij në publik ishtë në shtator të vitit 2010, pak para vdekjes së babait të tij.

Nuk dihet se kur ka lindur, por besohet se diku rreth viteve 1983 ose 1984.

Gjyshi i tij, Kim Il-sung (i cili themeloi Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut), për dallim nga djali dhe nipi i tij, u pa shpesh në publik me gruan dhe fëmijët e tij.

Babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il ishte shumë i pakapshëm për syrin e publikut. Besohej se ai kishte së paku katër gra, Song Hae-rim, Kim Young-sook, Ko Young-hui dhe Kim Ok, por e tëra është mbajtur fshehur nga sytë e botës.

Megjithatë, dihet se ai kishte tre djem dhe një vajzë.

Një linjë e ndërlikuar e vazhdimësisë

Mëqe ishte më i vogli në familje, Kim Jong-un nuk konsiderohej si një ndër fëmijët favoritë për të trashëguar fronin e babait, por pas vdekjes së tij në vitin 2012, ai u emërua pasardhës.

Vëmendja që morri kjo familje mister dhe historitë e saj të komplikuara, erdhën pas vrasjes së Kim Jong-nam, vëllaut të madh të diktatorit, i cili u vra në një aeroport në fillim të këtij viti.

Një video misterioze e një personi të quajtur Kim Han-sol u shfaq në intenet, përderisa ai pretendonte se ishte djali i Kim Jong-namit, i cili do të dridhte për një kohë themelet e regjimit, pasi shihej si një trashëgimtar mashkull dhe i rëndësishëm për udhëheqësinë e Koresë Veriore.

Në vitin 2013, thuhet se parimet themelore të Koresë Veriore u rishikuan për të ruajtur epërsinë e ‘gjakut Baekdu’, në mënyrë për të legjitimuar trashëgiminë e vazhdueshmë të dinastisë Kim.

Sipas televizionit shtetëror, Ri Sol-ju është gruaja e Kim Jong-un dhe besohet se ata u martuan në vitin 2012.

Shumë pak dihet për Ri Sol-ju, por sipas disa raporteve thuhet se ajo ka qenë këngëtare e njohur që tërhoqi vëmendjen e diktatorit gjatë një shfaqje.

Në Korenë Veriore vazhdon të ekzistojë një performuese me të njejtin emër, por kurrë nuk është konfirmuar se është i njejti përson.

Analistët besojnë se Kim Jong-un dhe Ri Sol-ju kanë tre fëmijë, por për shkak të mbajtjes fshehtë nga syri i publikut, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Megjithatë, në ato pas raste që është shfaqur në publik, ajo ka tërhequr vëmendjen me stilin perëndimor të veshjes dhe me shfaqjen e marrëdhënieve të relaksuara me burrin e saj.

Dëshira për t’u dukur sa më perëndimor dha shpresë se Kim Jong-un do të favorizonte një stil tjetër të të lidershipit, por gjatë kohëve të fundit dhe tensioneve në rritje me bashkësinë ndërkombëtare, lideri suprem i Koresë Veriore ka bërë të qartë që do të ndjek ‘rrugën e udhëheqjes’ që trashëgoi nga babai i tij./360grade.al/

Share: