Z. Kryeministër Ramush Haradinaj!
1. Që në fillim të sygjeroj MIQËSISHT (ngase, njihemi që moti), e padyshim edhe SINQERISHT (se nuk kam asnjë ambicie të bëhem këshilltari Juaj!), që të kuptosh PESHËN dhe rëndësinë e; rrethanave, ambientit, dhe sfidave qē gjendet Kosova dhe qytetarët e sajë në procesin e shtetndërtimit!
2. Uroj, që të dëshmosh, idealin, ambicien dhe kurajon Tënde për t’i quar deri në fund sakrificat që i bëre në luftë, por, edhe në pritjet e qytetarëve tani në paqë, në mënyrë që të dalësh faqebardhë!
3. Si prind, pedagog, po edhe si qytetarë i këtij vendi, të premtoj se do jem shumë KORREKT për vendimet Tueja të drejta dhe në favor të interesit kombëtar, por, edhe shumë i RREPT, në padrejtësit, apo gabimet eventuale në qeverisje Tuaj!
4. Të lutem, maksimalizoj 100 ditët e para që i ke të garantuara si rregull të pashkruar, dhe na bind që je ai Rambo i sakrificës dhe idealit, ngase, pas 100-shit, asnjë sec. s’do ta fal kush!?
5. Këtë premtim e bëjë publik, dhe le të më mbajnë për fjalë, të gjithë miqët, kolegët dhe e studentët e mi.
Të uroj, punë të mbarë dhe Suksese sa më prekëse në këtë mandat!
Miku i Juaj, Fadil MALOKU, sociolog