Home KRYESORE Nderojme Sabiha Kasimatin ne 105-vjetorin e lindjes Sabiha Kasimati

Nderojme Sabiha Kasimatin ne 105-vjetorin e lindjes Sabiha Kasimati

FAUNA IKTIKE E UJËRAVE TË ËMBLA TË SHQIPËRISË

Përktheu nga origjinali italisht: Petro Luarasi

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME MBI INDUSTRINË E PESHKIMIT NË SHQIPËRI 

Brigjet, liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë, janë të famshë m për bollëkun e peshkut si dhe për vlerë n e produkteve të peshkimit. Megjithatë, industria e peshkimit është ende shumë e prapambetur, metodat e peshkimit janë kudo tepër primitive, me rendiment të ulë t dhe shumë të dëmshme për ruajtjen e pasurisë së mjedisit të peshkut të vendit.

Zakonisht peshkimi ushtrohet nga peshkatarë të punë suar nga koncesionarë , të rallë janë ata që peshkojnë pë r hesap të tyre dhe u japin tregtarëve 20% siç kërkohet nga ligji.

Përveç se në liqenin Ohrit, kudo anijet janë të vjetëruara dhe të papë rshtatshme (piroga me një rrem); kështu dhe rrjetat që janë të tipit me të rhqje; me ato gë rryet, dë mtohet tabani i tokë s dhe bimësia nënujore duke u shkatërruar produkti i hedhjes së vezëve dhe peshqve të mitur.

Peshkimi kryhet pothuajse vetëm në pranverë dhe verë gjatë hedhjes së vezëve. Në këtë kohë tregjet lokale janë të mbingarkuar me peshk të të gjitha llojeve. Në dimër pë rkundrazi, është i ulët, kështu që pothuajse të gjitha familjet lokale blejnë në verë një sasi peshku, pë r ta tharë në diell dhe e konservojnë për dimër.

Eksporti është shumë i kufizuar dhe thithet tërësisht nga Italia.
Peshku që nuk shitet domosdoshmërisht prishet për shkak se mungon akulli.

Shkatërrimi sistematik i prodhimt të vezëve, mungesa absolute e inkubacionit artificial dhe mbjelljes së farës nuk mund të mos shkaktojë një varfërim progresiv të faunë s së peshkut, siç ndodh tashmë në liqenin e Ohrit, produkt vjetor i të cilit ka rënë në 300-400 ton në vit.

Edhe pse është e ndaluar me ligj, është e zakonshme përdorimi kudo i dinamitit, me pasojat që mund të mendohen.

Peshkimi në ujërat e liqeneve është bërë me rrjeta të rheqë se, por më shpesh përdoret peshkimi nga bregu, duke pritur peshkun që vjen për të kryer funksionet normale riprodhuese.

Interesante janë impiantet mjaft racionale në liqenin e Shkodrës; që pë rbë hen nga një sistem i mbyllur, të vendosur në daljen e lumit të Bunës.

Liqeni i Tërbufit, lagunat e Vlorës, Karavastasë , Durrësit e Sarandë s, janë shumë të pasura me peshk, por gjenden në vende të infektuara nga malaria, kështu që peshkimi ushtrohet pak, në krahasim me atë që mund të bë het. Rendimenti vjetor i përafërt i peshkimit tregohet në tabelën e mëposhtme:

Vendi Kuintalë në vit
Ohër 350
Shkodër 1600
Tërbuf 1500
Butrint 1700
Nartë 1200
Durrës 1000
Karavasta 1100
Belsh 1300

Të dhënat janë nxjerrë prej informacioneve të marra nga peshkatarët e tregtarët.

Varietetet më të vlefshme janë salmoni (trofta e famshme e Ohrit), levreku. Me shumë bollëk gjenden qefulli, bliri, krapi dhe sidomos ngjalat.

Mund të bëhej më shumë në favor të industrisë së peshkimit dhe mjedisit të peshkut në Shqipëri.

Ndërhyrja e qeverisë do të ishte e dëshirueshme për shumë arsye.

Rrugët kryesore për t’u ndjekur janë:

1) Krijimi i institucioneve të kulturës artificiale për inkubacionin e vezëve, të cilat tashmë janë duke u shkatërruar në sasi të mëdha, dhe për mbjelljen e farës.
2) Krijimi i ndërmarrjeve të përpunimit të peshkut , të cilat mund të shërbejnë si shembull dhe të inkurajojnë pë rhapjen e metodave racionale të peshkimit, me pë rfitim dhe jo të dëmshme.
3) Mbështetja e eksportit, veçanërisht me Italinë , e cila, në qoftë se do të kishte pasur mjete të përshtatshme transporti dhe magazinimi, mundej që me përfitim reciprok, të thithte sasi shumë të mëdha të peshkut.
4) Reabilitimi i zonave malarike përgjatë bregdetit, ku peshkimi mund të japë rezultate shumë më të mira.
5) Rishikimi i legjislacionit të peshkimit, ndalimi i metodave të peshkimit tejet të dëmshme (përdorimi i dinamitit, gërryerja e tabanit) për të ngritur një shërbim mbikqyrës.

Përktheu: Petro Luarasi

L'immagine può contenere: sMS
Share: