Home KRYESORE Ngjela bëri thirrje për arrestimin e tij, Myftiu i Tiranës: Do ta...

Ngjela bëri thirrje për arrestimin e tij, Myftiu i Tiranës: Do ta kallëzoj penalisht

Pas qasjes së avokat Spartak Ngjelës për arrestim te Myftiut te Tiranës, Ylli Gurra, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare, ka reaguar ky i fundit ku në një prononcim për gazetën “Panorama”, ka theksuar se akuzat e ngritura nga Ngjela janë shpifje dhe se për këtë do ta denoncojë në polici.

“E para unë s’kam ndonjë vëllazëri biologjike me Mehdi Gurrren që është nga një fshat i Tiranës, unë jam Ylli Faik Gurra nga Dragostunja e Librazhdit dhe avokati, për arsye nuk di se cfarë të vetat në raport me politikën, bën thirrje për ndasi dhe për myslimanë turq dhe ortodoksë grek por nuk ka asnjë lloj vërtetësie në këtë mes.

Ne kemi qenë dhe jemi krenar që të jemi shqiptar. S’kam pse të jap shpjegime sepse ai ka folur broçkulla që në fillim të herës. Nenet që ai ka referuar i duhet me i lexu për veten se s’ka lidhje aspak.

Në videon që avokati pretendon as nuk jam unë dhe nuk është vëllai im biologjik. Se di me sa gjykim ngrihet dhe bën thirrje për arrestimin dhe krahasimet që mund të bëje ai.

Problemet e pritshmëritë e tij politike mos t’ja faturojë figurave publike. Të kishte lodhur veten të kishte pytur dikë se kush është ky zotëria. Dihet kush jam dhe nga jam unë.

Po aq groteske ka qenë edhe ajo e Kastriot Myftarajt. Do më duhet ta kallëzoj, se si ngrihet e flet kështu, aq më tepër zotëria në fjalë që pretendon se është një nga flamurtarët e demokracisë e fjalës së lirë, një përbaltje deri në ekstrem.

Sigurisht do ta padis sepse vërtet ka qenë i tepruar. Se di për cfarë shkelje të ligjit pretendon se deklarimi s’është i imi”, ka thene Gurra per Panorama.

Share: