Fatmira Cami, 32 vjeçarja shqiptare, së bashku me një bashkëkombës të vet drejtonte “ushtrinë” e hajdutëve të kapur ditë më parë në Greqi.
Policia greke ka bërë publike identitetet dhe shumicën e fotove të anëtarëve të bandës 49 anëtarësh.
Shumica prej tyre ishin shqiptarë, plot 40, Ndërsa të tjerë nga Rumania, Bullgaria, Bangladeshi dhe Gjeorgjia. Fatmira Cami përdorte edhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia.
Banda shqiptare në Athinë e kishte përendruar aktivitetin e saj kryesisht në aeroportin e Athinës dhe në stacionet e metrosë gjatë orareve të mëngjesit kur njerëzit shkonin në punë dhe pasdite kur ktheheshin nëpër shtëpi.
Shënjestër e tyre ishin kryesisht turistët që lëviznin në aeroportin “El Venizelos “.
Në dosjen hetimore thuhet se anëtarët e bandës përziheshin në turmën e qytetarëve dhe u vidhnin atyre portofolat, celularët dhe sende të tjera personale.
Prej 10 vitesh, banda e grabitësve funksiononte në mënyrë aktive.
Hetuesit grekë thonë se deri tani janë dokumentuar 700 vjedhje, ndërsa dyshohet se ka kryer 4 mijë raste të vjedhjeve. Fitimet ishin marramendëse.
Sipas policisë greke, Fatmira paguante edhe disa efektivë policie të korruptuar për t’u siguruar mbrojtje anëtarëve të tjerë.