Nga Artur Nura
Tashme dihet qe Edi Rama e ka timonin e shtetit vetem, por pavaresisht kesaj, pjese tjeter e cila mban Akoma ne zyrat e shtetit perfaqesues te saj ministra ne qeveri formalisht, ka filluar opoziten e ashper! Bile ka edhe gare se cila pale eshte opozita me e forte! Kete fotografi politike sigurisht opinionit I duhet pak koha ta pertype, per me teper kur degjon Monika Kryemadhin e LSI, apo Lulzim Bashen e PD te flase per opozite te fuqishme me ministra ne detyre!
Duke ju referuar moralit te munguar ne politiken tone 27 vjecare, Perqasje.com do publikoje nje sere artikujsh duke evidentuar palet dhe veprimet e pamoralshme politike dhe padyshim ato te moralshmet, te cilat edhe pse jane pak, nuk mungojne.
Historia politike e PDIU-se dhe AP-se, nga anon morali?
PDIU ne 2013 erdhi ne parlament me votat djathtas dhe hyri ne qeverine e majte te Edi Rames dhe Ilir Metes pa nje marreveshje dinjitoze partriotike, apo ideologjike dhe me qëllimin e vetëm për pak pushtet me shume dhe vende pune ku qarkullon leku!
Aleanca Popullore ne zgjedhjet e 2013 ishte e vetmja parti politike qe ne marrëveshjen e shkruar me Edi Ramen, ne atë kohe ne Opozite, nuk kërkonte asnjë vend pune, por vetëm bashkëpunim për zgjidhjen e Kauzës Çame.
Veprim moral I paster I cili I imponoi qeverise se Edi Rames ta kishte per here pare ne programin qeverises kete ceshtje midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Kjo eshte e verteta paveresisht se me vone eksponentë te PDIU-se ne pushtet kërkuan ta shitnin si fitore te tyre. Kush mban mend sa duhet I kujtohet ky dimension.
Kryetari I PDIU-se nuk ka marre kurrë vota te drejteperdrejta nen siglen e nje partie Çame, por ka ardhur ne parlament here me votat e PS, e here me votat e PD.
Zgjedhjet e fundit tentoi ta provonte te arrinte parlamentin me siglën e PDIU qe njihet dhe askush nuk ka dyshim, si parti Çame, por dështoi me sukses te plote.
Padyshim per pak vota z. Idrizi nuk eshte sot ne parlament, por qe ato pak vota ishin dhe janë vota me peshe te madhe. Ai qartazi nuk ka marre votat përfaqësuese te Komuniteti çame, te cileve qe ne themelimin e partisë qe drejton, siç e thotë edhe emri I madh I saj (Partia per drejtesi integrim dhe Unitet) kish premtuar bashkim te Komunitetit çame dhe jo percarje.
Komuniteti Çame per shkak te qasjes se partise qe drejton Shpetim Idrizi nuk është me I bashkuar se para themelimit te kesaj partie! Bile sipas opinionit tone, me Partine per Drejtësi dhe Unitet, drejtuar atehere nga tahir Muhedini, paraardhësja e PDIU, ishte me I bashkuar dhe pati arritje politike kundrejt Kauzës Çame ndaj te cilave, puna qe ka bere Idrizi dhe PDIU eshte shume larg.
Artur Dojaka I AP-se ndejti ne pushtet me aleatet e tij tradicionale, por kurrë nuk kerkoi përfitime politike dhe ne fakt, edhe kur ju ofrua pozicioni I një Zv. Ministri e refuzoi ate sepse nuk kishte te bënte aspak pozicioni politik me Kauzën, por thjesht me biznesin e tij te cilin ky zotëri e ka mbajtur gjithmonë te distancuar nga politika, sic thotë edhe vete për tu mos përlyer.
Kryeministrit Rama, te bashkepunoje me PDIU e Shpetim Idrizit apo me AP e Artur Dojakes?
Ne besojme qe lexuesit e dine tashme qe tre deputetet e zgjedhur te PDIU, por jo vetem ata edhe te tjere, kane demonstruar se do e mbeshtesin kryeministrin Rama me voten e tyre ne parlament.
Padyshim te njeten gje eshte e gatshme te beje edhe partia e tyre qe don qe te mbaje ne detyrat e administrates politike njerezit e saj dhe perfitimet perkatese.
Aleanca Popullore per shkak te tejkalimit te ligjit dhe moralit te munguar te politikes, ne zgjedhjet e fundit I kërkoi mbështetësve te saj te mos bojkotonin zgjedhjet, por te votonin kundër tyre duke I vene kryqin te gjitha partive politike.
AP e ndërmori kete akt politik pasi tentoi ne te gjitha mënyrat ligjore deri te Kolegji Zgjedhor, per ta vene politiken ne rrugën e duhur te moralit dhe te ligjit dhe pasi nuk ja arriti dot, I beri thirrje mbështetësve te votonin kunder.
Kodi Zgjedhor shqiptar per fat te keq, akoma nuk e mat voten Kunder dhe ta ktheje ate ne vullnet politik, por votat qe u quajtën te pavlefshme ishin ato me kryqin e mbështetësve te AP/se.
Ato padyshim qe ishin shume e shume me te shumta se ato pak vota te cilat nuk I dhanë mundësi Idrizit te jete parlamentar dhe PDIU-se te kishte kryetarin deputet, por nga ana tjetër, brenda tyre ishin absolutisht edhe votat e munguara te Çameve per Shpetim Idrizin.
Sot kryeministri Edi Rama nuk është I mvarur nga disa vota parlamentaresh sic ishte ne legjislaturen 2013 – 2017, por ka shume nevoje për moral me te larte se ai qe gëzon vete tashme.
Nese bashkëpunon me PDIU, por edhe me te tjere si ata, padyshim morali I tij tek njerëzit dhe ata qe do e votojne ne zgjedhjet e ardhshme administrative, veçse bie.
Nese bashkëpunon me një aleat tradicional dhe dinjitoz sic është Aleanca Popullore, sigurisht qe ai nuk përfiton asnjë vote ne parlament ku nuk i nevojitet, por mert moral te pastër politik dhe pse jo te munguar. Nese do vepronte keshtu dhe, nese AP do ta pranonte perseri ofertën e Edi Rames, sigurisht kryeministri do ishte perfituesi, duke filluar nga zgjedhjet lokale te ardhshme…