Home KRYESORE Nuk i miratonin dashurinë me të dashurën, 22-vjeçari tenton të vetëvritet

Nuk i miratonin dashurinë me të dashurën, 22-vjeçari tenton të vetëvritet

Raportohet qe një i ri nga Burreli ka tentuar të vetëvritet gjatë mesditës së sotme nga kati i katërt i një pallati në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë “Bixhistenit”.

Thuhet qe shkak është bërë mosmiratimi i dashurisë së të riut nga i ati me një vajzë të komunitetit rom në Shkodër dhe ndersa ndodhej prej tre javësh në Shkodër, babai i tij kishte shkuar ta merrte të birin. Djali në shenjë kërcënimi ka hipur sipër pallatit duke thënë se do të hidhej.

Sakaq banorë të zonës thanë se djali kishte debatuar edhe me të dashuren e tij. Fatmirësisht policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke parandaluar në kohë të riun.

Share: