Home KRYESORE I ofenduan nënën, italiani merr kallashin kundër 2 shqiptarëve

I ofenduan nënën, italiani merr kallashin kundër 2 shqiptarëve

Ishte duke kërkuar nëpër rrugët e Milanos 2 shqiptarë që i kishin ofenduar nënën. Me vete kishte edhe një armë kallashnikov. Mediat italiane e kanë pagëzuar me nofkën “Rambo”, italianin 42-vjeçar të arrestuar pak ditë më parë nga policia. Identiteti nuk bëhet i ditur, por ai u arrestua ndërsa po godiste me shqelma dhe grushta një djalë të ri të cilit i kërkonte ku mund të gjente 2 shqiptarët. Ai rezulton një person me precedentë penalë i dënuar edhe për tentativë vrasje. /lapsi.al/

Share: