Home KRYESORE Pamjet filmike nga vrasja e gjyqtares, e qëlloi pa i thënë asnjë...

Pamjet filmike nga vrasja e gjyqtares, e qëlloi pa i thënë asnjë fjalë!

Vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi, ka bërë që prokuroria të analizojë me imtësi pamjet filmike të kamerave që sekuestroi në vendin e krimit.

Sipas prokurorëve, filmimet tregojnë se gjyqtarja Hafizi ka hapur derën e makinës dhe ka hyrë brenda saj. Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi shfaqet duke ecur dhe pa i thënë asnjë fjalë ka nxjerë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar pa asnjë paralajmërim, bën me dije Report TV.

Në pamjet filmike Kasemi shfaqet shumë shpejt, qëllon dy herë ndaj ish-gruas së tij që ndodhej brenda në makinë dhe më pas largohet sërisht, me shpejtësi.

Menjëherë pasi ka qëlluar me plumba ish-gruan e tij është larguar me ndadalë duke dalë nga rrezja e filmimit të kameras. Pas kryerjes së vrasjes Kasemi ka dalë në rrugën “Bardhyl” dhe nën presionin e armës ka detyruar shoferin e një furgoni me inicialet K.T, të ndalojë në mes të rrugës automjetin e tij. Kasemi ka hipur brenda në furgon dhe sërisht nën kërcënimin e armës e ka detyruar drejtuesin e mjetit që ta nxirte jashtë Tiranës. Por dëshira e tij për tu larguar nga vendi i krimit duke shpresuar të humbte gjurmët për policinë nuk ka zgjatur shumë, pasi ai është arrestuar rreth 800 metra larg vendit të krimit, brenda në furgon. Ndalimi i tij është bërë në oborrin e komisaritit nr.1 në Tiranë./lapsi.al

Share: