Në mbyllje të seancës së sotme plenare, ku kryeministri iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u kujtoi të gjithë deputetëve rregulloren e kuvendit.
Ditën e nesërme do të ketë një seancë maratonë, ku pothuajse të gjithë deputetët do të mbajnë një fjalim. Por, Ruçi i paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim, dhe secili prej deputetëve nuk duhet të flasë më shumë se 20 minuta, aq sa parashikon edhe rregullorja.
Po ashtu, Ruçi u tha deputetëve se nëse njëri prej tyre nuk ndodhet në seancë kur t’i vijë radha për të folur, e humbet automatikisht të drejtën për të mbajtur fjalim.
Një tjetër detaj ka të bëjë edhe me renditjen e deputetëve, e cila mund të ndryshojë në bazë të situatave të ndryshme. Një kërkesë për të gjithë që pati kryeparlamentari, ishte edhe përmbajtja e fjalimi, pra të jetë brenda kornizës së diskutimit.