Home KRYESORE Pas Elbasanit, Forcat Speciale nisin operacionin e madh në Vlorë

Pas Elbasanit, Forcat Speciale nisin operacionin e madh në Vlorë

Forcat Speciale kanë nisur një operacion në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Efektivët kanë kryer një sërë kontrollesh në makinat luksoze qe arkullojne ne qytet.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako nga Elbasani paralajmëroi se Policia e Shtetit do të jetë në çdo qytet per te rivendosur rendin dhe qetësinë.

Share: