Home KRYESORE Protesta në Shkozë, Edi Ramës i bllokojnë rrugën për në shtëpi

Protesta në Shkozë, Edi Ramës i bllokojnë rrugën për në shtëpi

Një grup qytetarësh që protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës bllokuan sot urën e Shkozës ku parimisht kalon edhe kryeministri per te shkuar ne shtepi.

Ne fakt, ata kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, që ka planifikuar të ndërtojë një rrugë të re përmes lagjes së tyre. Janë gjithsej 153 shtëpi që preken nga projekti i Bashkisë, por banoret thone se nuk jane kunder projektit.

Ato i druhen shpronësimit të padrejtë tw pronave te tyre, pasi asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nuk i sqaron për dëmshpërblimet që do të marrin nga prishja e shtëpive.

Banorët thonë se nuk do ta zhbllokojnë rrugën deri kur të marrin një reagim nga Bashkia. Nëse ndodh kështu, Edi Rama nuk do të qëndrojë jashtë sot, por do t’i duhet të kalojë nga Fresku, në rrugën e Linzës për të shkuar në shtëpinë e tij.

 

Share: