Home KRYESORE Protestuesit ‘përgjakin’ muret e Ministrisë së Drejtësisë

Protestuesit ‘përgjakin’ muret e Ministrisë së Drejtësisë

Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sot përballë Ministrisë së Drejtësisë për gratë e vrara nga bashkëshortët apo ish bashkëshortët e tyre.

Protesta mori shkas nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi javën e kaluar. Protestuesit kanë kërkuar që të zbatohet ligji, duke marrë në mbrojtje gratë e dhunuara, teksa spërkatën me bojë të kuqe muret e jashtme të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe lëshuan tullumbace ngjyrë të zezë.

Më pas aktivistët u zhvendosën përballë Kuvendit.

Share: