Home KRYESORE Qe gratë të mos i vrasim përditë! Nga Xhoi Jakaj*

Qe gratë të mos i vrasim përditë! Nga Xhoi Jakaj*

Në kronikat e lajmeve ka pothuajse një here në ditë nje grua të dhunuar apo të vrare, me dt 31 gusht per koiçidence dhe rastesi kur po jepej kronika e vrasjes se nje qjyqtareje ne ievp Ali Demi Tiranë ne bashkepunim me qendren Sole në prani të Drejtorit përgjithshem te burgjeve z. Arben Çuko realizuan inagurimin e një projekti mjaft të rëndësishëm për punësimin e grave dhe vajzave të privuara nga liria dhe të gjithë ndjeme dhimbje per një qjyqtare të vrare, një nëne, një bijë, një njeri por fatkeqsisht grua, Ndaj nuk duhet të kujtohemi vëtem kur ndodh vrasja që të gjithe të sillemi si të pafajshem, në inkoshiecen tonë të gjithe themi pse ndodhi, por a punojmë vallë qe ti shpëtojmë keto gra nga tmerri, rrahjet, dhuna, sa i ndihmojmë ato kur janë pas hekurave të nje burgu sepse ne fakt ato vrane dhunuesin e tyre pas një kalvari të tëre vuajtjesh e rrahjesh mizore

Në ievp Ali Demi Tirane ose burgu i grave Drejtori i Përgjithshëm pasi inaguroi ambientet e pergatities se embelsirave, premtoi edhe per hapjen e shkollave e kursesve shteterore brenda ne burgje qe riedukimi te vi nepermes shkollimit.

Dinamika e institucioneve të këtij lloji pak a shumë njihet por, ky institucion për nga vetë target grupi që trajton dhe diferencat sociale që shoqërojnë gjininë femërore është disi më ndryshe. Nuk dua të mbroj asnjehere vepren penale por qenien njërezore te perfshire ne konflikt me ligjin, unë kam 18 muaj në krye të burgut të grave,

Për herë të parë kam shkelur në këtë institucion rreth një vit para se të merrja detyrën e drejtueses së tij. Në vrazhdën e nismave që kisha ndërmarrë nga shitjet e librave të mi, kryesisht për shtresat në nevojë, zhvillova një aktivitet bamirësie edhe në I.E.V.P. “Ali Demi” dhe kur m’u ofrua ta drejtoja atë, nuk thashë menjëherë “po” sepse në kujtesën time kishte shumë lot e trishtim të grave e vajzave që takova herën e parë.

Por… sigurisht që pranova për të vënë veten time në një tjetër sfidë.

Duke patur gjithmonë si qëllim kryesor rehabilitimin, trajtimin e shmangien e riciklimit të këtyre grave e vajzave në rrugën e kriminalitetit, u mbështeta fort në tre parime kryesore:

1. Shndërrimin e pamjes së Institucionit nga gri në jeshilen e shpresës. Kjo është shumë e rëndësishme pasi virtytet e ndjenjat pozitive janë ato të cilat sjellin të parat ndryshimin tek njeriu. Për arsye nga më të ndryshmet këto gra e vajza janë në konflikt me ligjin, por ndoshta është edhe pak faji i shoqërisë që i shtyu në këtë rrugë.Ne të gjithe dje dëgjuam si u vra nje gjyqtare ne mes te ditës e kur vritet nje gjyqtare sa kushton jeta e një gruaje te thjeshtë pa shkolle, qe jeton në fshat qē nuk punon, që nuk ka dalë kurrë shetitje, që asnjehere nuk e ka zënë perdore bashkēshorti per te shkelur një trotuar apo lulishte te bukur shetitje apo për të festuar një feste,Ndaj une jam e angazhuar gjithnjë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe veprimtarisë ditore në të dy regjimet duke:

a. Duke vënë në efiçensë të plotë fondet e pakëta të Institucionit për të përmirësuar qoftë infrastrukturën por edhe shërbimin. Por pavarësisht kësaj burgu grave është tërësisht i amortizuar dhe ringritja e tij nga e para është domosdoshmëri. Për këtë shpresojmë të kemi edhe ndihmën e medias të ngreme këtë problem dhe ti japim zgjidhje një ore e më parë.

Sa here une Per të kuptuar si jetojnë gratë ne burg afroj shoqërinë civile, shkollat e universitetet (botë nga e cila unë vij) për të ndihmuar në shumëçka gratë e vajzat e privuara nga liria pasi pamundësitë dhe kushtet ekonomike të familjeve të tyre janë një tjetër privim në rrugën e rehabilitimit të tyre.

c. Duke bashkëpunuar sa më ngushtë me shoqata të ndryshme, të cilat jo vetëm ofrojnë ndihmën e tyre në trajtim por, disa prej tyre janë një hallkë e rëndësishme e bashkëpunimit për të lehtësuar proçesin e riintegrimit në shoqëri pas lirimit.

3. Një tjetër parim që kam ndjekur është ai i krijimit të një klime bashkëpunuese ndërmjet punonjësve, gjithmonë në funksion të qëllimit të këtij Institucioni, në zbatim të ligjit dhe zhvillimit të tolerancës ku kushdo merr meritat dhe benefitet e punës së tij. Përveç trajtimit human të të burgosurave është e rëndësishme të mbahet parasysh edhe dinjiteti i punonjësve sepse një punonjës i qetē është i dobishëm ne punë ,Doja të sillja një model të ri në drejtim.

Pa dashur të të atribuoj vlera vetes në drejtimin e nje institucioni qe ka drame dhe vuajtje, deshiroj te imponoj më tej këtë model drejtimi e sjellje me grate e vajzat qe mos ti vrasim për ditë e nga pak,dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e një shoqërie pa paragjykime ndaj grave e vajzave aq më teper kur në këtë vend ka vëtem nje burg grash e 22 burgje burrash, une po përpiqem me mbeshtetjen e Drejtorit të përgjithshem te burgjeve te hap shkollë të mirfillte ne sistem, sigurisht nëse do të rezultojë produktive ajo mund te shtrihet në te gjitha burgjet dhe nga klasa e pare deri ne klase 9 fillimisht pasi ka shumē analfabete në burgjet shqiptare, element tjeter me rëndësi është krijimi i mundësive për punësim në kushtet e burgimit i cili hap një tjetër shteg në rrugën e gjatë të riintegrimit në shoqëri dhe vlerat e punës janë gjithmonë ato që e lartësojnë njeriun.

Unë jam e bindur që parimet e ndjekura të gershetuara mirë me zbatimin e ligjit dhe riedukimi ne të tëra hallkat në drejtimin e nje burgu do sjellë ndryshim. Një shoqëri me shumë burgje e të burgosur sjell gjithnjë edhe probleme sociale, pasi në rastin kur nje familje ka një person ne burg, e tërë familja kalon nje kalvar me vuajtje.Burgu i grave ka gjithmonë nevojë të ketë njerëz të aftë në drejtim por mbi të gjitha njerëz të mirë e human që ato gra mos ti vrasim perditë e nga pak

*Xhoi Jakaj Dr. Burgut grave

Share: