Dy konçesione të tjera për hidrocentrale të vegjël janë njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.Kjo e fundit ka hapur garën për dy vepra hidrike që do të ndërtohen në lumin e Suhës, në qarkun e Gjirokastrës.
Hidrocnetralet do të ndërtohen njëri pas tjetrit përgjatë të njëjtit pellg ujëmbledhës.
Konçesioni i Suhës së Sipërme do ndërtohet në kuotën 520 m deri 374 m mbi nivelin e detit, burimi finacimit do të jetë privat dhe kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 35 vite.
Kurse hidrocentrali tjetër do të ndërtohet në kuotën 369 m – 253 m mbi nivelin e detit, lloji kontratës është i njëjtë me të parën dhe në të dyja rastet parashikohet ndërtimi, operimi dhe transferimi i veprës.
Fituesit do të shpallen më 29 shtator dhe kriteret e përzgjedhjes nisin me fuqinë e caktuar, tarifën konçesionare, analizën ekonomike, kapaciteitin financiar, ndikimi në mejdis, për të përfunduar me kohëzgjatjen e punimeve.
Gjatë vitit 2017 Ministria e Energjisë ka dhënë disa konçesione për HEC-e të vogla dhe qëllimi është shfrytëzimi i duhur i potencilait hidrik në vend./Top Channel