Home KRYESORE Rama ironizon kryebashkiaken e Shkodrës Ademi. Ja cfare thote:

Rama ironizon kryebashkiaken e Shkodrës Ademi. Ja cfare thote:

Kryeministri Edi Rama në statusin e fundit të publikuar në “Facebook”, ka marrë shumë komente dhe reagime nga ana e qytetareve. Në status kryeministri shkruante:

Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata???? Konsum skandaloz i kohës, lekëve, nervave të qytetarëve, që do mbarojë me qeverinë e re✌Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë ???? Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri ???? #ShqipëriaqëDuam”.

Por qytetaret i kanë shkruar dhe kreu i qeverisë, i cili merret me shume me komunikim se me pune prej verteti, nuk ka nguruar pa u krthyer përgjigje disa prej komenteve.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, në lidhje me 8 projekte që ajo ka propozuar për t´u financuar nga qeveria e re.

Ademi i uroi Ramës suksese në mandatin e dytë qeverisës dhe paralelisht kërkoi që qeveria të marrë seriozisht realizimin e projekteve për qytetin më të madh në veri të vendit.

Qytetari: Si ia kalove ne Velipoje, a thu po xjerr gja per Shkodren se dhe voltana te uroj mirseardhjen

Rama: Mire Landi, ketu jemi ende po punojme me planet e qeverise se re! Me vjen mire qe Voltana ma uroi mireseardhjen, po do me vinte edhe me mire po te me prezantonte donje projekt serioz per Shkodren, se listat me deshira i bejne kalamajte kur presin Babagjyshin e Vitit te Ri.

Replikat e plota:

Qytetari: Bëj infrastrukturën për vitin tjetër dhe hidhi një sy Tiranës se è ka lënë Eri në mëshirë të fatit. Vetëm me Dajtin e krraben bën reklama kot.

Rama: Nese Tirana eshte ne meshire te fatit ti Ardi je vertet me fat

Qytetari: Bo kujdes me ket rruge qe ke mor,mos i dil kundra amerikes se sdo e kesh te gjat ????

Rama: Amanet kur te shkosh ke berberi thuaji mos te te qethe duke degjuar radion

Qytetari: Shikoj pleqte ne radhe per pensione. Jepi drejtim se eshte pamje disumane. Jemi te majte apo jo?

Rama: E di dhe s’ka te beje me te majten e me te djathten, po me prapambetjen e madhe qe do te luftojme se bashku me vendosmeri ne kater vitet qe nisin javen tjeter

Qytetari: Shume gjera kane mbaruar ketu po nuke kemi sy te shikojme

Rama: Vilen me 3 kate s’e paske mbaruar akoma, po qenke ne rruge te mbare dhe ta gezosh

Qytetarja: Jo vetem kjo. Ka plot burokracira per guinnes record

Rama: Hap pas hapi

Share: