Edi Rama u shpreh se refuzimi i vizës amerikane për Gramoz Ruçin në vitin 2005 ishte një gabim. Sipas Ramës, kjo është arsyeja pse Ruçi shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm tre muaj më pas.
Rama shtoi se Gramoz Ruçi do të shkojë sërish në Shtetet e Bashkuara.
“Gramozit i është refuzuar një vizë në vitin 2005. Më pak se dy muaj më pas I është dhënë viza si i ftuar në kongresin e partisë republikane. Ka qenë thjesht dhe vetëm një shprehje e të vërtetës së thjesht se në atë refuzim u bë një gabim.
Nuk ka rëndësi, sepse as më herët e as më vonë, Ruci do vizitojë senatin amerikan, kongresin amerikan dhe jo vetëm.” – u shpreh Edi Rama në “Top Story”. /LAPSI.AL/