Home KRYESORE Raporti i A.E.M.: Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Raporti i A.E.M.: Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20%  vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme.

Në 2016-n Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) ka monitoruar 21,667 plazhe në Europë, prej të cilëve 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.  Ndër të tjera, pjesë të monitorimit ishin Shqipëria dhe Zvicra për të cilat u raportua cilësia e ujit për 323 plazhe.

Në Shqipëri janë monitoruar 92 plazhe, prej të cilëve kampionet e marra kanë treguar se 56 prej tyre kanë cilësi të mjaftueshme, ndërsa 18 kanë një cilësi jo të kënaqshme.

Në 2016-n, 69% e plazheve ishin brigje bregdetare, ndërsa 31% e plazheve ishin të vendosura në lumenj dhe liqene.

Nga 2015 në 2016, 94 plazhe në Europë ndryshuan status nga ujë me  cilësi të dobët në ujë me cilësi të mjaftueshme apo të mirë.  Vendet me numrin më të lartë të plazheve ku cilësia e ujërave është përmirësuar nga i dobët në të mjaftueshëm janë Franca me 24 plazhe, Shqipëria me 16 plazhe dhe Mbretëri e Bashkuar me 13 plazhe.

Nën mbikëqyrjen e Direktivave të ujërave të Plazheve vlerësohet se 13 plazhe (apo 14% e totalit të vendeve ku mund të bëhet plazh) u klasifikuan me cilësi shumë të dobët. Në krahasim me 2015-ën ka pasur një përmirësim të dukshëm, pasi në atë vit vendet me cilësi të dobët ishin 31 (apo 39% e totali).

Ujërat më të dobët në Europë

Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë punuar në vite për të përmirësuar cilësinë e ujit. Sot, cilësia e ujit në Europë është shumë herë më e pastër se 40 vite më parë, ku sasi të mëdha të ujit të pa trajtuar apo pjesërisht të trajtuar dhe ujit industrial derdheshin në këto plazhe.

Përqindje të lartë të plazheve më cilësi të dobët të ujit ka Irlanda rreth 4% të plazheve, Mbretëria e Bashkuar rreth 3% dhe Sllovakia 3%. Në krahasim me 2012 numri (në vlerë absolute) i plazheve me cilësi të dobët ka rënë me 19 në Spanjë  ( nga 58 në 39) dhe me 13 në Francë ( nga 95 në 2015 dhe bë 82 në 2016).

Përkeqësimi i cilësisë së ujërave të plazheve ka qenë më i lartë në Itali, ku cilësia e 22 plazheve ndryshoi nga mjaftueshëm në e dobët. Në Spanjë, në Francë, në Holandë dhe në Danimarkë, cilësia ka përkeqësuar nga mjaftueshëm në të dobët. /Monitor

Share: