Na duket ndoshta veprimi më ekstrem në botë për t’u bërë: të shesësh gjak vetëm që të fitosh disa të ardhura sepse ndryshe nuk mund t’ia dalësh.
E tmerrshme kur e mendon, por këngëtares 39-vjeçare Nicole Scherzinger i është dashur ta bëjë. Këngëtarja ka rrëfyer për “Cosmopolitan” se kur ka qenë në universitet praktikisht ka bërë gjithçka vetëm e vetëm që të mbijetonte. “Kam punuar në kozmetikë, në restorant dhe më e vështira që kam bërë ndonjëherë është të shisja gjak sepse doja të fitoja disa para. Dhe ta mendosh që asokohe konsumoja vetëm disa petulla të gatshme dhe asgjë tjetër sepse nuk mundesha”, – ka treguar ajo.
Ndërkohë, Nicole ka treguar se edhe sot e kësaj dite që ajo ka shumë më tepër mundësi është shumë dorështrënguar sepse e di fare mirë se sa e vështirë ka qenë gjithçka. “Nuk i blej veshjet luksoze, nuk dua të harxhoj para kot së koti”, – ka thënë ajo disi e revoltuar./360grade.al