Diskutime rajonale dhe takime sektoriale u mbajtën për të planifikuar projekte paqësore sipas kërkesave ne mjediset lokale.
“Krijimi i një qeverisje bashkëpunuese” për ndërtimin e paqes është diskutuar me liderët botërorë në Përkujtimin e 3-të Vjetor të Samitit të Paqes Botërore të Besimit Fetar (WARP) mbajtur nga Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL) nën patronazhin e ECOSOC Seulit, Republika e Koresë.
Në Konferencën e 3 Ndërkombëtare të Liderëve Fetar, rreth 300 liderë fetarë që punojnë për dialog ndërfetar, u mblodhën për të promovuar harmoninë midis feve te ndryshme ne bote. Pjesëmarrësit ndanë opinione dhe ekspertizat e përparimit të takimeve ndërfetare nëpërmjet zyrave të WARP të HWPL, me qëllim të përmirësimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të ndërtimit të paqes nga udhëheqësit fetarë.
Rev. Acharya Prem Shankaranand Tirth, Kryeprifti Hindu i Shree Geeta Ashram i Delhi, theksoi gjate fjalës se tij vlerën dhe rëndësinë e dialogut ndërfetar duke u mbështetur edhe te shkrimet e shenjta. Duke përmendur kontributin e zyrave te WARP, ai tha se diskutimi i vërtetë për harmoninë nuk është vetëm krahasimi i njohurive të njëri-tjetrit, por është thellimi i diskutimit në gjetjen e një të vërtete të plotë për te gjithë.
Përveç kësaj, z. Man Hee Lee, kryetar i HWPL, theksoi nga ana e Tij, rolin e liderëve fetarë në situatën aktuale globale dhe rëndësinë e misionit të tyre për paqen botërore. Ai u bëri thirrje udhëheqësve fetarë që të marrin drejtimin e duhur në realizimin e pajtimit fetar dhe të paqes fetare nëpërmjet komunikimit religjioz.
“Udhëheqësit fetarë duhet të bëhen shkalla më e larte dhe me e drejtë e komunikimit paqësor duke u mbështetur tek të gjitha shkrimet e shenjta fetare. Ata duke analizuar të gjitha shkrimet e shenjta fetare duhet te punojnë për të përcaktuar shkrimin e besueshëm me një standard të ligjshëm per te gjithe dhe Zyra e WARP ju ofrohet me këtë qellim. Çdo gjë që udhëheqësit fetarë diskutojnë duhet të bazohet në atë që shkruhet në shkrimin e shenjtë, i cili duhet të analizohet dhe të studiohet tërësisht për aleancën e vërtetë të feve “. / tha z. Man Hee Lee, ne cilesine e kryetarit te HWPL
Në Diskutimin Specifik të Rajonit për Zbatimin e Deklaratës së Paqes dhe Përfundimit të Luftës (DPCW), ekspertë nga fusha të ndryshme si zyrtarët e qeverisë, udhëheqësit e shoqërisë civile dhe Mediat diskutuan se si të zbatojnë projektet e paqes në secilin rajon.
Pjesëmarrësit propozuar projekte paqeje në përputhje me kushtet lokale, siç janë zbatimi i programeve të edukimit për paqe dhe programe kulturore, aktivizimin e fushatave per “Pengesa Legislativa”, të cilat janë, fushata përkrahëse për PDCW, krijimi i një rrjeti paqeje dhe krijimi i një hartë orientuese për politikën e paqes.
Gjithashtu, ata bene propozime dhe marrëveshje të nënshkruara për zbatimin e projekteve në mënyrë sistematike në vendin e tyre.
Dokumenti i DPCW, hartuar nga HWPL që mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar për paqen globale, u bëri thirrje pjesëmarrësve në gjetjen e rrugëve te duhura të politikave të veçanta të paqes në vendet e tyre për ndërtimin e bazës ligjore për promovimin e paqes.
“DPCW shërben si një kornizë e një infrastrukture të fuqishme globale të ndërtuar nga shtetet sovrane mbështetur tek Toleranca, mirëkuptimi reciprok dhe dialogut të zhvilluar me qellimin për ti rezistuar nxitjes se konfliktit. Besoj se do të jemi në gjendje të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar së bashku me të gjitha palët e interesuara për të punuar drejt promovimit të paqes në secilin vend të vendit tonë “, tha H.E. Chin Malin, nënsekretar i shtetit i Ministrisë së Drejtësisë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatave të grave që kryejnë lëvizje aktive të paqes nga 53 shtete ndanë dhe aprovuan opinionin se roli i grave udhëheqëse në miratimin e ligjit efektiv ndërkombëtar për paqen dhe rëndësinë e rrjetëzimit për nxitjen e DPCW është i domosdoshme në bashkëpunim me Grupin Ndërkombëtar të Paqes për Gratë (IWPG) në 2017 Forumi i Rrjetit IWPG.
Zonja Nam Hee Kim, kryetare e IWPG, tha: “Të gjithë ne mbështesim zbatimin e një ligji ndërkombëtar për të mbrojtur fëmijët tanë nga vuajtjet e shkaktuara nga dhuna dhe agresioni dhe në vend të tyre t’i ushqejnë ata në një mjedis paqeje. Arsimimi i paqes duhet të fillojë nga brenda familjes. Ne duhet të bëhemi nënat që me krenari mund të themi se ne punojmë shumë për të trashëguar botën e paqes “, duke kërkuar fuqinë e 3.6 miliardë grave në botë për arritjen e paqes në botë dhe rolin e tyre në secilën fushë për qëllim të miratimit të ligjit ndërkombëtar.