Sekretari i burimeve njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha i cili vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha për takimin që bëri ky i fundit me përfaqësuesit gjermanë të misionit Konrad Adenauer në selinë e PD-së.
Hoxha thotë se është dyshues që nisma është serioze pasi në takimin e Bashës kishte dhe njerëz që vijnë nga familje komuniste.
REAGIMI I INDRIT HOXHËS
E pershendes takimin sot te Kryetarit te PD me perfaqesues te konrad adenauer per hartimin e ligjit per denimet e simboleve te komunizmit, por kam dy gjera qe me shqetesojne.
E para ligji nuk do jete i plote nese do ndalohen vetem simbolet, por sipas rezoltues se KE duhet ngritur dhe gjykata per denimin e krimeve te komunizmit pasi krimi edhe mbas 50 vitesh po te zbulohet mbetet krim dhe autori duhet te shkoj te gjykohet dhe denohet, pasi te persekutuarit jane, po persekutoret ku jane ?
E dyta teksa shikoja foton pashe qe aty kishte dhe njerez qe nuk i lidh fare me shtresen time, perkundrazi familjet e tyre nga zona ku vijne njihen si familjet me komuniste te sistemit komunist, ky fakt me ben te jem dyshues qe kjo nisme eshte serioze. /Citynews