Home KRYESORE Seuli i gjithi për Paqen dhe kundër Luftës, ne stadium entuziazëm i...

Seuli i gjithi për Paqen dhe kundër Luftës, ne stadium entuziazëm i jashtëzakonshëm.

Perqasje.com po ndjek nga afër aktivitetin e Organizata e Kultura e Paqes Botërore dhe Restaurimit te Dritës me datat 17,18,19 shtator ne Seul, kryeqyteti i Koresë se Jugut ku jane mbledhur mbi 1000 përfaqësues shtetesh dhe organizatash nga e gjitha bota e mbi 100 gazetare te kombësive dhe organeve te ndryshme.

Sot me 18 shtator ne Hwaseong Stadium janë mbledhur mbi 30 mije vete përfaqësues te grupeve te ndryshem interesi qe mbeshtesin iniciativat per Paqe te organizates e Kultura e Paqes Botërore dhe Restaurimit te Dritës e cila tashme merr nje dimension me efektive ndersa pervec perdorimit te statusit te saj konsultative ne OKB kerkon tu imponohet intrumenteve te luftes me manifestime paqesore.

Dimensioni i ketij organizimi është i paimagjinueshëm, pr tek e sheh nga afer nuk mund ta kundershtosh vecse ta raportosh. entuziazem, vrrull dhe pasion per Paqen dhe kunder Luftes, rini, studente dhe qytetare nga te gjitha shtresat kane lene detyrimet e perditshme dhe demonstroje mbështetje per instrumente Paqe.

Nje manifestim i përgatitur me pare ka ngjyra, kujdes dhe persosmeri e cila kurrsesi snuk mund te arrihet pa mbështetjen e qeveriise zyrtare te Seulit. Politikisht nje manifestim i tille mund te lexohet se vullnet politik i Seulit zyrtar kundër luftës te cilën po e kërkon me te gjitha mënyrat Peniani dhe Korea e Veriut me ne krye Kim Young Un.

Nese shëtit ne rrugët e Seulit gjate ditës apo natës nuk sheh veçse qytetare, te rinj e te reja shume simpatik e moderne te cilët i gëzohen qetesise se përditshme edhe duke treguar se qeveria e tyre here pas here bën testime sikur lufta te kish filluar midis Penianit dhe Seulit.

Loja e luftes tashme ka kaluar ne OKB ku qeveria amerikane aleati me i rendesishem i Seulit ka ndezuar motoret qe ti kundervihet Penianit dhe Luftes ku padyshim beteja do te jete e ashper me Penianin, por vecanerisht me Pekinin dhe Mosken.

 

Share: