raportohet qe një tjetër qendër prostitucioni në Tiranë është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga u vune 7 persona. Policia thote se operacioni i koduar “CHAT LINE 3” ka bërë të mundur edhe arrestimin e administratores së studios që i shfrytëzonte vajzat për prostitucion virtual.
NJOFTIMI I PLOCISE:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “CHAT LINE 3”.
Policia e Tiranës arreston administratoren e studios dhe 6 shtetas të tjerë.
Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual
Procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.
Sekuestrohen 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat line 3”, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :
– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :
– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës material :
– 9 njësi kompjuteri.
– 9 ekrane kompjuteri.
– 9 kamera për komunikim video online.
– 2 lap-topë.
– 16 lodra plastike të seksit
– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.