Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri në një status në Instagram tregon se ka humbur fëmijën e parë dhe ai tregon se vajza e tij Sofi u nda nga jeta pa e nisur mirë atë.
Për Sidritin është ende dhe do të jetë. Ai ka postuar një foto pikërisht sot, sepse ajo do të festonte 10-vjetorin e lindjes.
“Kjo është Sofi Sidrit Merjem Bejleri.
Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…
Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…
Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!” shkruan Sidrit Bejleri.