Home KRYESORE Skandali/ Joleza e “gjeneratës” u pagua 2 vjet pa shkuar në punë...

Skandali/ Joleza e “gjeneratës” u pagua 2 vjet pa shkuar në punë në Ministrin e Erion Veliajt (VIDEO)

Ish -kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik, por kësaj here jo për gafat në fjalimet e forumit rinor, si rrëfimi i famshëm me shtëpinë e Saimir Tahirit apo me këngën “Të bëfsha gjeneratën”.

Emisioni satiro-investigativ, STOP ka zbuluar se ajo ka marrë për të paktën 2 vjet me radhën pagë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pa shkuar asnjë ditë në punë. Rezulton se ajo është punësuar si Këshilltare e Rinisë në këtë ministri, në kohën kur ministër ishte Erion Veliaj.

Kamera e fshehtë e realizuar nga STOP (shih videon më poshtë në faqen e lapsi.al nga minuta 11:00) del që atë nuk e njohin as punononjësit e ministrisë dhe as recepsionistët. E dinë që ka pasur emrin në listën e të punësuarve, por thonë se nuk ka shkuar asnjë ditë në punë dhe për këtë arsye është larguar, pasi u largua edhe Veliaj që mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Prej vitit 2015 Joleza Koka është edhe antare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për Partinë Socialiste. /Lapsi.al

Video:
Share: