Debati maratonë i diskutimit të programit të qeverisë shënoi një “incident” që nuk i ka lënë idiferentë shumë nga ndjekësit e rregullt të politikës. Ndryshe nga sa ishin mësuar në 4 vitet e fundit me Ilir Metën, kur Berisha fliste sa të donte dhe kur të donte, ndjekësin e kuvendit Panë që kryetari i ri, Gramoz Ruçi u tregua i ashpër. Ai ja preu fjalën doktorrit duke e paralajmëruar që të mos e detyronte të zbatonte rregulloren. Dhe përballë këtij kërcënimi Berisha u bind. Natyrisht ai nuk do të përlqenet që bodigardët e kuvendit ta largonin nga podiumi.
Një gjë e tillë, me siguri i ka kënaqur shumë socialist fanatikë dhe berishofobë të deklaruar. Por, ka të tjerë që mendojnë se pas kësaj manovre nuk fshihet vetëm shqetësimi për të përkëdhelur sedrën e të majtëve. Njëri prej tyre është Agron Gjekmarkaj, i cili në një opinion në gazeta “Panorama” ka hedhur hipotezën se lëvizja e Ruçit mund të jetë pjesë e një strategjie më të menduar.
Gjekmarkaj ka shkruar se Rama po e “njeh” për kryetar Bashën, duke konsumuar një formë të re diversioni ndaj Berishës. “Ndërsimi” i Ruçit ndaj Berishës ngjan si tentativë “mëshirëplotë” për t’i krijuar hapësirë Lulit për t’u “konfirmuar”! Rama do ta vazhdojë këtë truk të suksesshëm “haju ngaju, çaju vraju” me Berishën dhe galant e shiharetaxhi me kryetarin e PDsë. Një investim i mirë tek kriza e kundërshtarëve” nënvizon ai.
Nuk dihet sa sa do të konfirmohet kjo hipotezë. Por nëse ndodh ajo do të përbënte një ndryshim taktik radikal. Nëse gjatë mandatit të parë, socialistëve Berisha u duhej sa më present për të kujtuar në mënyrë inkoshiente gjëmat e qeverisjes së tij që zbehnin mëkatet e Ramës, atyre tani mund tu duhet evidentimi i Bashës, si një kockë e butë të cilën e përtypin sa herë të duan.
Ndoshta prova e parë gjenerale e kësaj strategjie të re u bë në parlament, kur Berishës iu ndërpre fjala. Mbetet të shihet vazhdimi. (Lapsi.al)