Home KRYESORE Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit

Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit

Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat atje ngjarja u raportua rreth orës 11 të së hënës. Të lënduarit mësohet se kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë kryesisht pasagjerët në zonën e check -in.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, por deri më tani nuk ka ende të dhëna për numrin e të lënduarve apo rrethanave sesi ndodhi sulmi.

Share: