Presidenti Hashim Thaçi sapo ka mandatuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të Kosovës.
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH” shkruan Thaçi në postimin e tij në facebook.
Ndërkohë pak orë më parë Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit me vota 62 pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Të pranishëm në seancë ishin 114.