Home KRYESORE Tiranë, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

Tiranë, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

Raportohet qe policia e kryeqytetit ka arrestuar një biznesmen të shpallur në kërkim dhe dënuar me vendim të gjykatës së Tiranës për mashtrim.

Fjala është për 69 vjeçarin Xhelal Hoxha, i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për mashtrim dhe qe paska marrë në vitin 2006 një borxh prej 50 mijë eurosh të cilin nuk e ktheu kurrë. 69 vjeçari kishte lënë si garanci 5 apartamente në një pallat që po ndërtontë në atë kohë, në zonën e Golemit.

Huadhënësi i 50 mijë eurove kishte verifikuar nga punonjësit e Hipotekës, se biznesmeni 69 vjeçar nuk kishte asnjë object, nga ato që kishte paraqitur si garanci për kthimin e parave.

Shtetasi me inicialet Sh.M pas dyshimeve se ishte mashtruar I ka kërkuar paratë që ndërtuesi i kishte borxh, por pavarësisht kërkesave, Xhelal Hoxha nuk ka pranuar t’I kthejë paratë.

Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

Share: