Dy senatorët amerikanë kanë paralajmëruar presidentin, Donald Trump, që të përforcojë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë që Kongresi kohët e fundit i ka miratuar.
Në letrën e lëshuar me 29 shtator, republikani John McCain, dhe demokrati, Ben Cardin, kanë thënë se Kongresi duhet të “mbikqyr fuqishëm” ligjin, që i thellon dhe shton sanksionet.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është i obliguar të dëshmojë “ te nivelet më të larta se çdo përpjekje për të mënjanuar sanksionet e SHBA-së, nuk duhet të tolerohet” , thuhet në letër.
Trump, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ka nënshkruar pa dëshirë legjislacionin.
Në një deklaratë, ai është ankuar se kongresi është duke ndërhyrë në kompetencat e tij presidenciale dhe ka lënë opsione të hapura për mos zbatim të plotë të sanksioneve. /360grade.al